Liga e Parë: Rezultate interesante në xhiron e katërt NULL NULL 30.08.2025 20:32 30.08.2025 20:32 Ka përfunduar xhiro e katërt e Raiffeisen Ligës së Parë e cila solli rezultate interesante. 2 Korriku është mposhtur si vendas nga Kika me rezultat 0-2, ndërsa Feronikeli arriti ta mposht Suharekën me po të njëjtin rezultat, 2-0. Fitore në xhiron e katërt arritën edhe Istogu ndaj Besës së Pejës me rezultat minimal, 1-0, ndërsa Trepça 89’ u befasua në shtëpi nga Tefik Canga pasi u mposht me rezultat 2:3, njofton Klankosova.tv. Në anën tjetër, KEK-u arriti që ta mposht Rilindjen me rezultat të ngushtë prej 2-1, ndërsa Vëllaznimi mori fitore të pastër ndaj Prizrenit me rezultat 1:3. Dy ndeshje të sotme u ndanë pa fitues, ku Trepça e Ramiz Sadiku u mbyll pa gola, ndërsa pavarësisht që u shënuan gjashtë sosh, Vushtrria dhe Dinamo Ferizaj në fund u krye me rezultat 3:3. /Klankosova.tv