Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liga e Parë: Prishtina e Re mposhtet nga Vushtrria, rihapet gara për pozitën 1 (VIDEO)

NULL NULL
27.03.2025 17:42

Duke përfituar nga përjashtimi i Ermal Vitijes që mori dy kartona të verdhë, Vushtrria arriti mjeshtërisht t” “vjedh” pikët maksimale në derbin ndaj lideres, Prishtina e Re.

Pavarësisht se Theophilus Solomon e humbi penalltinë, i njëjti futbollist rezultoi vendimtar, pasi me realizimin e tij me kokë, e vendosi krejt ndeshjen në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit, e cila u mbyll 0-1, raporton Klankosova.tv.

Tani diferenca në Grupin B të Ligës së Parë, mes dy pozitave udhëheqëse është vetëm katër pikë.

Vushtrriasti u kthyen fuqishëm në garën për inkuadrimin direkt në Superligë, duke shkuar në kuotën e 46 pikëve, pavarësisht se deri tani gjasat ishin minimale.

Edhe plot 21 pikë janë në lojë deri në fund të edicionit 2024/25, pasi kanë për t’u zhvilluar edhe shtatë xhiro, njofton Klankosova.tv.

Vendi i parë nga ky kompeticion i garave, inkuadrohet direkt në elitën futbollistike të Kosovës, kurse i dyti luan fillimisht në Play-Off me të dytin e Grupit A, kurse fituesi ndeshet me vendin e tetë të Superligës.

lajme të ngjashme