Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liga e kampionëve botërorë e Counter-Strike ekskluzivisht në Artmotion

NULL NULL
nga Lirim Peci 03.02.2021 21:26

Counter-Strike: Global Offensive – BLAST PREMIER 2021 apo ajka e garave botërore të videolojërave nga e enjte 4 Shkurt do të shikohet në Kosovë vetëm dhe ekskluzivisht në Artmotion.

Arsyeja pse thuhet se ARTMOTION është platforma më e pasur, më atraktive dhe më ekskluzive sportive në vendin tonë është dëshmuar me lëvizjen e fundit dhe sigurimin e të drejtave ekskluzive për transmetimin e garës së mjeshtërve më të mëdhenj në botë të video-lojës Counter Strike: Global Ofensive (CS:GO) e cila quhet Blast Premier 2021.

Duke i siguruar transmetimet ekskluzive të Blast Premier 2021 e cila ndryshe njihet si Liga e Kampionëve Botëror e videolojërave, ARTMOTION  ka dëshmuar se është platformë lider dhe ku vizioni është krejt tjetër dimension, njofton Klan Kosova.tv.

Nga e Enjte 4 Shkurt, “gejmerat” kosovarë do ta kenë adresën ekskluzive televizive për të përcjellë betejat titanike të mjeshtërve më të mëdhenj botëror të Counter-Strike.

Tërë vitin, ARTMOTION do të sjellë emocionet dhe adrenalinën maksimale të betejave të magjistarëve botëror të videolojërave dhe në fund, top tetë skuadrat do të kualifikohen në Finalen Botërore ku do të luftojnë për shpërblimin prej hiç më pak se një milion dollarë.

Blast Premier 2021 përbëhet nga dy gjysmë stinor.

Edicioni pranveror fillon të enjten dhe përbëhet nga garat treditore të tri grupeve më elitare.

Transmetimet ekskluzive të enjten fillojnë me garat e Grupit 1, nga ora 15:50 në Art Sport 1. Të premten transmetimet vazhdojnë nga ora 16:00 në Art Sport 2 dhe përmbyllen të shtunën me transmetim në Art Sport 3, gjithashtu me fillim nga ora 16:00.

Edicioni pranveror i Blast Premier 2021 do të vazhdojë javën e ardhshme nga e hëna deri të mërkurën (8-10 Shkurt) me garat e Grupit 2 dhe përmbyllet fundjavën e ardhshme (12 -14 Shkurt) me garat e Grupit 3.

Më pas, më të mirët nga garat e këtyre tri grupeve do të tubohen në fazën e quajtur ‘Showdown’ (13 – 18 Prill) prej nga top skuadrat kualifikohen në finalen e edicionit pranveror të cilën do të kemi mundësi ta shikojmë nga 15 deri me 20 qershor.

Pjesa e dytë e edicionit Blast Premier 2021, ajo vjeshtore, do të fillojë më 26 Gusht dhe pas një sistemi identik të garave do të kulmojë me Finalen Botërore nga 14 deri me 19 dhjetor.

Duhet theksuar se fituesi i çdo gare dhe etape të Blast Premier 2021 do të shpërblehet me çmime joshëse ndërsa kampionët botëror në dhjetor i pret çeku prej hiç më pak se një milion euro.

ORARI I GARAVE – GRUPI 1 ( 4 – 6 SHKURT)

E ENJTE           04.02.2021

15:50   Blast: Premier 2021                Pre-Match

16:30   Blast: Premier 2021                Astralis vs NIP – Match 1

19:00   Blast: Premier 2021                Post / Pre – Match

19:30   Blast: Premier 2021                BIG vs OGE – Match 2

22:00   Blast: Premier 2021                Post Match

 

E PREMTE       05.02.2021

16:00   Blast: Premier 2021                Pre-Match – DITA 2

16:30   Blast: Premier 2021                Fituesi 1 vs Fituesi 2 – Match 3

19:00   Blast: Premier 2021                Post / Pre-Match – DITA 2

19:30   Blast: Premier 2021                Humbësi 1 vs Humbësi 2 – Match 4

22:00   Blast: Premier 2021                Post Match

 

E SHTUNË       06.02.2021

16:00   Blast: Premier 2021                Pre Match – Dita 3

16:30   Blast: Premier 2021                Consolidation Final – Match 5

20:00   Blast : Premier 2021               Pre Match – Dita 3

21:00   Blast:  Premier 2021               Group Final – Match 6

Pra, nga kjo e enjte, për të gjithë adhuruesit e sporteve elektronike vjen edhe një super ekskluzive në Artmotion, gara më spektakulare e CS:GO në botë: Blast Premier 2021

Edhe një kënaqësi dhe risi vjen aty ku vizioni është tjetër dimension, në platformën më atraktive dhe më ekskluzive sportive në vendin tonë: ARTMOTION.

 

 

 

 

lajme të ngjashme