Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lidhje e re? – DiCaprio dhe Hadid fotografohen bashkë

NULL NULL
14.09.2022 08:59

Leonardo DiCaprio thuhet se ia ka vënë syrin Gigi Hadidit.

Burime të shumta kanë folur për marrëdhënien e mundshme që po lulëzon mes aktori 47 vjeçar dhe modeles 27 vjeçare.

Sipas burimeve pranë situatës, të cilët folën për People, Leonardo po njihet me Gigin pas ndarjes nga Camila Morrone.

“Ata po njihen me njëri-tjetrin”, tha një burim i brendshëm, por deklaroi se Leo dhe Gigi ende nuk janë “lidhje”.

Një burim tjetër gjithashtu përmendi situatën, duke thënë se të dy “janë parë duke u shoqëruar me grupe njerëzish. Kanë kaluar vetëm disa javë nga ndarja. Që atëherë, ai është duke u shoqëruar me miqtë dhe familjen”.

Leo dhe Camila u ndanë pas katër vitesh së bashku muajin e kaluar, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme