Lidhja e Prizrenit kampion në Ping Pong NULL NULL nga Naim Selmani 30.10.2022 13:17 nga Naim Selmani 30.10.2022 13:17 Në qytetin e Ferizajt të premten është janë zhvilluar duelet e fazës play off të ligës U-17 për kategorinë e meshkujve në Ping Pong. Këtu në finale depërtoi ekipi “Lidhja e Prizrenit 2” që u ballafaqua me “Lidhjen e Prizrenit” transmeton klankosova.tv Këta të fundit arritën që ta mbrojnë titullin e kampionit të Kosovës duke triumfuar me rezultat të thellë 3:0. Takim interesant ishte edhe ai për vendin e tretë që u zhvillua në mes të dy klubeve nga Ferizaji, “Ahmet Hoxha MK” dhe “Gani Maloku”. Në fund “Ahmet Hoxha KM” doli triumfues me rezultat të ngushtë 3:2.