Lidhja e Bradley Cooper dhe Irina Shayk në krizë? NULL NULL 03.06.2019 14:00 03.06.2019 14:00 Lidhja e dashurisë e Bradley Cooper dhe Irina Shayk është në krizë. Të paktën kështu ka thënë një burim i afërt me çiftin. 44 vjeçari Cooper dhe 33 vjeçarja Shayk kanë nisur lidhjen në vitin 2015 derisa janë bërë prindër të vajzës Lea De Seine në vitin 2017. “Për shkak të vajzës së tyre, ata po përpiqen ta mbajnë gjallë lidhjen e tyre të dashurisë. Por, megjithatë ata kanë telashe. Asnjëri nuk është i lumtur. Lidhja e tyre e dashurisë është në krizë”, ka thënë ky burim. Prej performancës “së nxehtë” që Bradley Cooper dhe Lady Gaga kishin në Oscars në muajin shkurt, kishte vazhdimisht spekulime se çifti do të ndahet. Por, të gjitha këto thashetheme i hodhi poshtë këngëtarja Lady Gaga. “Njerëzit panë dashuri dhe qëllojani çfarë? Kjo ishte pikërisht ajo që ne donim ta sillnim në skenën e Oscars”, kishte shpjeguar Gaga duke hedhur poshtë të gjitha lajmet se mes saj dhe Cooper kishte diçka më shumë se shoqëri. Çifti kanë folur vazhdimisht se duan ta mbajnë jetën e tyre private larg syrit të publikut dhe mediave. “Puna ime më bën që unë të jem në qendër të vëmendjes. Unë kam vendosur që jeta ime personale të jetë më e qetë. Prandaj quhet ‘personale’ sepse është diçka që të takon ty dhe familjes tënde dhe unë ndihem e lumtur për këtë”, kishte deklaruar Shayk për Glamour UK. “Nuk dua të flas për disa gjëra”, kishte thënë Cooper më parë duke refuzuar të flasë për jetën e tij private.