Libri për BE-në promovohet në Prishtinë NULL NULL 28.07.2015 12:17 28.07.2015 12:17 Në kolegjin “Fama” në Prishtinë u promovua libri ” E drejta e Bashkimit Evropian” i autorëve Natasha Shehu nga Shqipëria dhe historiani Frashër Demaj. Ky libër flet për historinë e BE-së, funksionimin e saj si dhe raportin me vendet që e rrethojnë. Autorja Natasha Shehu e cila ligjëron në universitetin “Aldo Maro” në Bari të Italisë tha se ky libër është një studim shkencor ku janë nxjerrë në pah rrënjët e Bashkimit Evropian Nga ana tjetër, bashkatori i librit Frashër Demaj theksoi se kjo vepër është një kontribut për lexuesit meqenëse sipas tij, Kosova është pretendente për t`u futur në Bashkimin Evropian. Në këtë promovim morri pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemajl Minxhozi, akademik, studies dhe student, njofton Klan Kosova.