Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Libra në plazh

NULL NULL
20.07.2016 09:07

Udhërrëfyes për librat që duhet të merrni me vete në pushime.

Libri dhe deti gjithmonë kanë pasur një lidhje të veçantë. Një nga traditat që fatmirësisht nuk është zbehur me kalimin e viteve është leximi.

Është krijuar një stereotip që libra vere konsiderohen vetëm librat rozë. Në fakt, janë libra të lehtë, e pranojmë janë sipërfaqësore, por janë edhe argëtues.

Në listën e mëposhtme ne jemi përpjekur të mbledhim titujt që të përmbushin interesat e të gjithë atyre që duan leximin.


Ka diçka shekspiriane në këtë roman të autores Bessa Myftiu, shqiptare me banim ne Zvicër që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë me dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosë së ndjenjave dhe forcën e emocioneve. Nuk ka aspak moralizim në historitë e saj, por disa të vërteta të pakundërshtueshme burojnë prej tyre. Për shembull, që shpesh ne e vendosim vetë veten në situata pa rrugëdalje. Që sedra e sëmurë dhe dashuria nuk shkojnë mirë bashkë. Që s’ndahemi kurrë nga asnjë dashuri, veç mësohemi të jetojmë pa të. Ngaqë dinë ta përdorin me seriozitet dhe lehtësi armën e humorit, personazhet e këtij romani triumfojnë mbi dëshpërimin. Ato e kanë kuptuar tashmë se gëzimi është pjellë e dhimbjes, se dashuritë tragjike mund të jenë shumë të bukura dhe se asgjë nuk është aq e tmerrshme sa duket…


Duke përdorur fjalët e vetë Laërence-it, ky libër ka për qëllim të përshkruajë zotërimin e një gruaje, e cila, “teksa djemtë e saj rriten, i kthen ata në dashnorë, në fillim të parin e pastaj të dytin. Këta bij janë të nxitur, vazhdimisht të nxitur, të hyjnë në jetë nga dashuria reciproke për nënën e tyre. Por kur burrërohen, nuk mund të dashurojnë, sepse nëna është prania më e fuqishme në jetët e tyre, ajo i mban të lidhur”. Natyrisht që nëna nuk i ka vërtet dashnorë bijtë e saj, por gracka psikologjike e saj është shumë e fortë. E kështu, teksa Poli, personazhi kryesor rritet dhe burrërohet, ai pranon se arritjet e tij, duhet të jenë po aq edhe të nënës së tij. Cikli i lidhjeve të Polit me gratë është nganjëherë i tmerrshëm dhe autori nuk bën asgjë që t’ua zbusë fuqinë.. “Bij dhe dashnorë” i zhvesh krejtësisht shpirtrat e burrave.


Si mund të jetë dashuria, njëkohësisht forca më krijuese dhe ajo më shkatërrimtare? Çfarë jemi të gatshëm të humbim për dashurinë, çfarë jemi të gatshëm të rrezikojmë? A është e mundur që lumturia e plotë të shfaqet vetëm atëherë kur të pushton hidhërimi absolut?
Histori të rinjsh që, pas shumë e shumë vitesh, kthehet në një peng për të afërmit e tyre. Përmes rrëfimeve të Antonias dhe Almës zbulohen të fshehta tronditëse për histori droge, histori dashurish, të fshehta të tjera për prejardhjen familjare që nuk është e lehtë t’u shkosh në origjinë. Ndaj dhe Antonia gati vihet në rolin e një detektivi dhe arrin të ndriçojë pjesën më të madhe të një historie që dukej sikur nuk do të shpjegohej kurrë.


Në një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese e veçantë, me emrin “Farmacia letrare”, një vend kulture, ku librat nuk janë thjesht për lexim. Zhan Perduja, librashitësi i saj mendon se çdo libër është balsam për shpirtin dhe çdokujt që hyn në librarinë e tij, si një shërues i mirë, i jep librin e duhur për çdo vështirësi në jetë. I vetmi njeri që, me sa duket, nuk po gjen shërim përmes letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ai jeton me kujtimin e së dashurës së tij Manonit, e cila ishte zhdukur një ditë krejt papritur duke i lënë vetëm një letër. Atë letër, Zhani “e harroi” me dashje, sepse ai e kishte dashuruar Manonin me gjithë shpirt, duke lënë veten krejtësisht pas dore e duke iu përkushtuar dashurisë së tyre sublime. Por një ditë, falë Katerinës, letra do të dalë përsëri në skenë, pas 20 vjetësh, e paprekur dhe, më së fundi Zhani zbulon që Manoni ka ikur prej tij jo se nuk e donte më, por për shkak të një problemi të rëndë shëndetësor. Ky zbulim rastësor e i dhimbshëm për të dashurën e tij, do ta shtyjë të lërë brigjet e Senës dhe të ndërmarrë një lundrim nëpër lumenjtë e Provansës së bukur, një udhëtim i mbushur me ngjyra, aroma e shije të paharrueshme.

Në vitin 1929, Klara Kartrajt e gjen veten mes prindërve autoritarë dhe të dashurit të saj emigrant nga Italia. Kur ajo nuk pranon të martohet me mblesëri me një djalë të sërës së saj, i ati e mbyll në një qendër aristokrate për të sëmurët mendorë. Më pas, ai e humbet pasurinë dhe detyrohet ta dërgojë të bijën në një spital shtetëror. Pikërisht aty do të nisë kalvari i gjatë i Klarës. Shumë vjet më pas, Izi ndeshet me historinë e Klarës gjatë punës në spitalin “Uillard”, ku mes pirgjeve me sendet personale të pacientëve, gjen një tufë me letra të pahapura, një ditar dhjetëravjeçar dhe një dritare në të shkuarën e saj. Në përpjekje për të kuptuar dhe bashkuar të gjitha copëzat e fatit të Klarës, Izi detyrohet të analizojë edhe një herë zgjedhjet që ajo vetë ka bërë në jetë. Kjo, çon në rezultate tronditëse dhe të papritura për të.


“Te “Nesër në betejë mendo për mua”, Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit të prozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe Henry James… Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtar i një lloji krejt tjetër”.


Artisti francez Eduard Lëfevrë pikturon një portret të gruas së tij, Sofisë, para se të largohet për t’u bashkuar me regjimentin e tij kur shpërtheu
Lufta e Parë Botërore. Sofia kthehet në hotelin e familjes së saj në fshatin Sen Peron, ku e var në mur atë pikturë. Por lufta nuk mbaron aq shpejt sa shpreson çifti dhe Sen Peroni pushtohet nga ushtarët gjermanë. Ata marrin në zotërim hotelin dhe e detyrojnë Sofinë dhe motrën e saj të gatuajë për
oficerët. Moyes përshkruan vuajtjet e fshatit nën sundimin e ashpër gjerman dhe ankthin në rritje të Sofisë larg burrit. Kur një komandant gjerman shpreh simpati ndaj Sofisë dhe mirëkuptim për gjendjen e saj (ndoshta edhe dëshirë për vetë Sofinë), ngrihen pyetje të ndërlikuara për frikësimin, detyrimin dhe atë se çfarë mund të quhet bashkëpunim./botimeshqip/

lajme të ngjashme