Liberalizimi i vizave temë në BE, von Cramon: Kosovarët duan një afat të qartë NULL NULL 2 muaj më parë 2 muaj më parë Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur të pamjaftueshëm diskutimin që është bërë sot për liberalizimin e vizave Këshillin e Stabilizim Asociimit. “E lumtur ta shoh që Këshilli i BE-së ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën”. “Por kjo nuk mjafton. Qytetarët e Kosovës duan që ta kenë një afat të qartë. Kjo varet vetëm nga Këshilli”, është shprehur von Cramon, transmeton Klan Kosova. Në takimin e sotëm është rishikuar progresi i Kosovës në rrugën evropiane pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2020.