Liam e quan ASAP Rocky-n “WhasApp Ricky” NULL NULL 08.08.2017 18:46 08.08.2017 18:46 Ish-këngëtari i Oasis, Liam Gallagher, e ka ngatërruar emrin e reperit ASAP Rocky me emrin “WhatsApp Ricky” gjatë një interviste të fundit. Liam i cili u shfaq së fundi në kopertinën e revistës GQ foli për shijen muzikore të fëmijëve të tij. “Fëmijët e mi e pëlqejnë muzikën e ndytë”, tha ai. “Stormzy, Skepta – ai duket i çartur. Më pëlqen”. “Ata po ashtu e pëlqejnë atë djalin, WhatsApp Ricky. Atë amerikanin me stil, qesharak, me dhëmbë floriri”. Kur gazetari e përmirësoi duke e pyetur nëse e ka fjalën për ASAP Rocky-n, Liam u përgjigj: “Oh po, po ai. WhatsApp Ricky. Është emër më i mirë gjithsesi”.