Lezhë: Babë e bir u vranë nga ish-dhëndrri (VIDEO) NULL NULL 30.08.2022 00:34 30.08.2022 00:34 Babë e bir kanë mbetur të vdekur pasi u qëlluan me armë nga ish-dhëndrri. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Grykë e Zezë të Lezhës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti familjar, që lidhet me divorcin e Besnik Pjetrit me vajzën e Pjerin Perjakut, njofton Abcnews.al përcjell Klankosova.tv. Besnik Pjetri ka shkuar në banesën e Pjerin Perjakut dhe ka qëlluar me armë duke lënë të vdekur ish-vjehrrin dhe djalin e tij Gent Perjaku. Dy viktimat ditën e sotme janë kthyer nga Italia. Ndërkohë autori pas ngjarjes është larguar menjëherë. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën dhe po punon për kapjen e autorit.