Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Leximi për kënaqësi përmirëson mirëqenien

NULL NULL
26.10.2015 10:56

Imagjinoni të ktheheni vonë në shtëpi, të lodhur nga punët e ditës. Çfarë doni të bëni? Dhe çfarë realisht bëni? Dikush mund të rehatohet në kolltuk, me tasin e kokoshkave në prehër dhe pultin e televizorit në dorë.

Dikush tjetër mund ta gjejë çlodhjen në një libër. Zgjedhja nuk është edhe aq e thjeshtë dhe për një arsye logjike.

Për njerëz si unë, që punën e kemi të lidhur me fjalën, mund të jetë pak e lodhshme të lexojmë sërish pas minimalisht 8 orëve punë. Megjithatë, studimet tregojnë ndryshe.

Leximi për kënaqësi, i çfarëdolloj gjëje, është në fakt çlodhës. Nuk ka rëndësi çfarë lexon, mjafton që truri të sinjalizohet që “nuk është me detyrim” dhe edhe një kontratë financiare mund të duket si “Ana Karenina”.

Megjithatë, një studim i fundit nga Britania e Madhe mbi përfitimet nga leximi ka nxjerrë disa përfundime shqetësuese: shumica e fëmijëve dhe adoleshentëve nuk lexojnë çdo ditë dhe një e treta e të rriturve nuk lexojmë më thjesht për kënaqësi.

Sipas studimit, leximi për kënaqësi rrit empatinë, përmirëson marrëdhëniet me të tjerët, zvogëlon simptomat e depresionit dhe ul rrezikun nga dementia: me pak fjalë përmirëson mirëqenien.

Nëse thjesht keni tendencë të lexoni disa faqe në mbrëmje para se të flini, tani keni rezultate që ju tregojnë përfitimet që ju vijnë nga kjo.

Të humbasësh ndonjë orë gjumë duke lexuar mesa duket ia vlen, transmeton botimeshqipe.com

lajme të ngjashme