Lewis Hamilton, pesë herë kampion i Formula 1 NULL NULL 29.10.2018 09:33 29.10.2018 09:33 Lewis Hamilton ka fituar Kampionatin Botëror të Formula 1 për herë të pestë, duke u shndërruar kështu në ngasësin e dytë më të suksesshëm të të gjitha kohërave. 33 vjeçari është garuesi i tretë në histori që ka fituar pesë tituj botëror. Ai ka barazuar me legjendën argjentinase, Juan Manuel Fangio dhe është pas për dy fitore nga rekordmeni i të gjitha kohërave Michael Schumacher. Për Hamilton ishte e mjaftueshme të përfundojë garën i shtati të dielën në Grand Prix në Meksikë për t’u bërë kampion, edhe nëse do të fitonte Sebastian Vettel i Ferrari-t – mirëpo gjermani menaxhoi të dalë i dyti në këtë garë pas Max Verstappen. Ishte një garë e vështirë për ngasësin e Mercedes-it, i cili u përball me probleme të gomave përgjatë garës, mirëpo vendi i katërt ishte i mjaftueshëm për arritjen më të madhe të karrierës. Në fund të garës, Hamilton e përshkroi fitoren si një moment tejet të veçantë.