Lëvizte i armatosur rrugëve, arrestohet i dyshuari në Vlorë NULL NULL 28.04.2024 15:48 28.04.2024 15:48 Foto: Policia e Shtetit Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Vorë pasi qarkullonte i armatosur me armë zjarri. Gjatë operacionit të koduar ‘Van’ u vu në pranga shtetasi Blerim Gjeta, 43-vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit, që qarkullonte me automjet i armatosur, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë bashkë me municion luftarak, që I dyshuari posedonte. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.