Leverkuseni mposht Bayernin, i prishë punë për titull - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Leverkuseni mposht Bayernin, i prishë punë për titull

NULL NULL
19.03.2023 19:41

Bayer Leverkuseni e ka mposhtur Bayern Munichin, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 25-të në Bundesliga.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Joshua Kimmich, në minutën e 22’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Exequiel Palacios e barazoi rezultatin në minutën e 55, me anë të një penalltie.

Palacios ishte edhe njëherë i saktë nga penalltia në minutën e 73’, për t’ia dhuruar fitoren Leverkusenit.

Bayern Munichi kalon në vendin e dytë me 52 pikë, pas 25 ndeshjeve, teksa Leverkuseni në pozitën e tetë me 37 sosh. /Klankosova.tv.