Leverkuseni i Xhakës kalon në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë NULL NULL 06.02.2024 22:56 06.02.2024 22:56 Granit Xhaka feston pasi skuadra e tij, Bayer Leverkusen, kaloi në gjysmëfinale të DFP Kupës së Gjermanisë. Foto: AP Bayer Leverkusen ka arritur të mposhtë skuadrën e Stuttgartit në Kupën e Gjermanisë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Ndonëse u gjend dy herë në disavantazh, skuadra e Granit Xhakës arriti të rikthehet në lojë, dhe madje ta bëjë rikthimin e madh. Golin e parë për Stuttgartin e shënoi Waldemar Anton (’11), dhe, ndonëse pati tentime nga vendësit që të bëjnë diçka, pjesa e parë mbeti me këtë rezultat. Goli i barazimit për Leverkusenin erdhi pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë përmes Robert Andrich, por që vetëm 8 minuta më pas, Chris Fuhrich realizoi për të rikthyer epërsinë minimale të Stuttgartit. Amine Adli barazoi shifrat në minutën e 66-të, dhe kur u mendua se ndeshja do të shkonte në vazhdime, në minutën e 90-të, mbrojtësi i Leverkusenit Jonathan Tah realizoi për rezultatin 3-2. Me këtë fitore, Leverkuseni kalon në gjysmëfinale të Kupës DFB Pokal. /Klankosova.tv