Letra ku Tupak tregon pse u nda nga Madonna NULL NULL 05.07.2017 17:46 05.07.2017 17:46 Një letër e shkruar nga Tupak zbulon pse reperi i ndjerë ishte ndarë nga mbretëresha e muzikës pop, Madonna. Reperi në një letër të siguruar nga TMZ shkruan: “Për ty, të jesh në lidhje me një njeri me ngjyrë nuk do ta rrezikonte në nasnjë mënyrë karrierën tënde, bile nëse diçka, do të bëntë të dukeshe më e haour dhe më argëtuyese”. “Por për mua, së paku në bazë të perceptimit tim, ndjej se shkaku i ‘imazhit’ tim, do t’i zhgënjeja gjysmën e njerëzve që më bënë atë që mendoja se isha”. Kjo letër dotë dalë në ankand nga data 19 korrik deri më datën 28 në “Gotta Have Rock and Roll”. Oferta fillestare është 100 mijë dollarë. Madonna më herët, më 2015, kishte treguar që kishte qenë në lidhje me reperin.