Letra Krishtlindjesh nga e gjithë bota për fëmiun me sëmundje fatale NULL NULL 05.12.2015 12:13 05.12.2015 12:13 Letra nga e gjithë bota që ta ndiejë më pak peshën e sëmundjes. Është kjo historia që po e prek të gjithë rrjetin. Layton Robinson-Bancroft, nëntë vjeç, nga Golborne, pranë Manchester, është një fëmijë që ka një sëmundje vdekjeprurëse. Shokët e tij kanë marrë një nismë: “Shkruani për Krishtlindje, do të lumturohet”. “I pëlqen të marrë postën”, rrëfeu mamaja e tij e cila po përballet me një betejë të rëndë, transmeton mapo. “Layton ka dëme në tru dhe mund të ndalë së marri frymë në çdo moment. Tani po përkeqësohet dhe ka kriza epileptike. Nuk mban mend as emrin e tij ndonjëherë” – vijoi mamaja e vogëlushit, Stacey Burtonwood, 30 vjeçare. “Duam t’i dhurojmë Layton-it një Krishtlindje të veçantë”. Vogëlushi emocionohet shumë kur merr letra. “Ndaj miqtë e familjes kanë ndërmarrë një nismë që e ka prekur rrjetin”, tha më tej gruaja që ka edhe tre fëmijë të tjerë. Kalvari i vogëlushit nisi në gusht të 2014-s, kur u diagnostikua me një sëmundje mitokondriale që do ta dërgoi drejt vdekjes.