Letra e bukur që Cohen i shkroi dashurisë së tij pak para vdekjes NULL NULL 11.11.2016 10:55 11.11.2016 10:55 Legjenda e muzikës, Leonard Cohen, ndërroi jetë të premten në moshën 82 vjeçare. Një artist që i këndoi gjithmonë dashurisë dhe së bukurës, u shua por muzika e tij do të jetë gjithmonë, transmeton Klan Kosova. Në korrik të vitit të kaluar, ai i shkroi një letër lamtumirëse muzës, dashurisë dhe mikës së tij Miranne Ihlen, sapo dëgjoi që ajo është duke vdekur. Ai në letër shkroi që “jemi shumë të vjetër dhe trupat tonë po ndahen dhe mendoj që do të të ndjek shumë shpejtë”. Cohen, takoi Ihlen në ishullin grek të Hydra në vitet e 60-ta e ndonëse ai pati shumë lidhje të tjera dhe u bë baba e gjysh, ajo gjithmonë i mbeti në zemrën e tij. Mikja e ngushtë e Ihlen, Jan Chrstian Mollestad kujton momentin kur i erdhi asaj letra nga Cohen. “Ajo ishte shumë e lumtur që ai i kishte shkruar diçka asaj”, është shprehur Mollestad. Më pas ajo ka treguar se çka përmbante letra e Cohen dërguar dashurisë së tij të dikurshme. “Ti e di që gjithmonë të kam dashuruar për bukurinë dhe mençurinë tënde, për këtë gjë nuk kam çfarë të them më shumë pasi që ti e di. Por tani, të uroj një udhëtim të këndshëm. Lamtumirë mikja ime e vjetër. Dashuria e pashterrëshme, shihemi matanë rrugës”, shkruhej në letrën që Cohen i kishte shkruar asaj. Për hir të saj, Cohen kishte shkruar këngën e vitit 1967 të titulluar “So Long, Marianne”.