Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Letërsia e madhe është në agoni

NULL NULL
11.01.2016 17:21

Edna O’Brien, shkrimtarja e njohur irlandeze në një bisedë për letërsinë sot…feminizmin dhe të ardhmen…

Edna O’Brien u lind në perëndim të Irlandës, në një fshat të vogël të cilin e ajo përshkruan si “i mbyllur dhe fanatik”. Letërsia ishte mollë e ndaluar dhe librat që futeshin në famulli jepeshin hua nga igumeni.

Babai i Ednës ishte një fermer, i cili “ndiqte vazhdën e asaj linje të lavdishme të irlandezëve të shthurur”. Nëna e saj, e cila kishte punuar si shërbyese në Bruklin, gjithmonë dëshironte të kthehej në Amerikë.

Fëmijëria e Ednës nuk ishte e lumtur, por ajo beson se kjo gjë i dha nevojën dhe shtysën për të shkruar. “Të shkruarit, thotë ajo, është produkt i një psikike thellësisht të trazuar dhe kryekëput terapeutike.”

Pas mbarimit të shkollës fillore në fshatin e saj, O’Brien u dërgua në një shkollë manastiri në Golluej dhe më vonë në Dublin, ku studioi në Kolegjin Farmaceutik dhe punoi në një farmaci. Gjatë kësaj kohe u takua dhe u martua me Ernst Gabler, romancier, me të cilin pati dy djem. (Martesa u shkurorëzua dhjetë vjet më vonë.) Në vitin 1960, familja u vendos në Londër, ku O’Brien filloi të shkruante.

Romani i parë i O’Brien, Vajzat e fshatit, u botua në vitin 1961. Kjo është historia e dy vajzave që rriten në një fshat irlandez, ndjekin një shkollë manastiri (nga e cila përjashtohen) dhe udhëtojnë në Dublin dhe Londër, në kërkim të dashurisë dhe aventurës. Romanet pasuese të O’Brien, Vajza e Vetmuar, Vajzat dhe Martesa e Lumtur,Gushti Është Muaj i Lig dhe Nata, eksplorojnë më tej marrëdhëniet midis gjinive, shpesh nga pikëpamja e grave që humbin veten në dashuri dhe më vonë duhet të luftojnë për të rifituar sovranitetin e tyre.

O’Brien ka shkruar edhe dy drama, tre skenarë dhe disa përmbledhje me tregime, të cilat kontribuojnë në emrin e saj si një prej letrareve më të shquara të Irlandës. Drama e saj e fundit, Virxhinia, bazuar në jetën e shkrimtares Virxhinia Vulf, u botua vitin e kaluar në Londër, ku kritika e vlerësoi shumë lart.

Pritet të shfaqet në Nju Jork këtë vjeshtë në teatrin publik “Joseph Papp”, ku rolin kryesor e luan Kate Nelligan. Tani në të dyzetat, O’Brien ngjan me një nga heroinat e veta: e bukur në një mënyrë delikate e të trishtë, me flokë të kuqërremtë, sy të gjelbër dhe një ndjenjë të egër humori. Jeton vetëm në një apartament plot hapësirë në Little Venice, në Londër, afër Kanalit.

Nga ballkoni i saj, shkallët e punuara me hekur të çojnë poshtë në një park të madh të mbushur me pemë, ku shpesh O’Brien del shëtitje gjatë pushimeve nga puna e saj. Intervista e mëposhtme u zhvillua në studio, një dhomë e madhe, e rehatshme me shumë libra, fletore, shënime dhe revista. Atë ditë që isha aty, dhoma u ngroh nga zjarri me dru në oxhak, por edhe më shumë nga zëri i ëmbël me theks irlandez i Ednës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/01/11/letersia-e-madhe-eshte-ne-agoni/

lajme të ngjashme