Lëshime nëpër tekstet shkollore, do të ketë rishikim nga klasa e parë në të nëntën (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 12.04.2023 20:31 nga Qendresa Bellagoshi 12.04.2023 20:31 Pas evidentimit të lëshimeve të shumta në tekstet shkollore, nga klasa e parë në të nëntën, ato do rishikohen. Procesi që përkrahet nga projekti “KosEd”, do realizohet në disa faza, teksa në të parën prioritare janë librat e gjuhës shqipe dhe matematikës, derisa do vazhdohet edhe me lëndë tjera, njofton Klan Kosova. Përditësimi për fazën e parë parashihet të bëhet në periudhën qershor-korrik, derisa me rishikim do merren edhe ekspertët vendorë e ndërkombëtarë. Në ditën e prezantimit të planit, ministrja, Arbërie Nagavci, deklaroi se për shkak të ngecjeve, nuk ka pritshmëri të larta edhe për rezultatet e testimeve ndërkombëtare, rezultatet e të cilave vijnë brenda vitit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.