Lepur nga dëbora, befasi për Pashkët (VIDEO) NULL NULL 27.03.2016 12:30 27.03.2016 12:30 Një njeri ka lënë një surprizë në ditën e Pashkëve për fqinjët e tij…një lepur me katër këmbë i gjatë 1.2 metra i tëri nga dëbora, transmeton Klan Kosova. John Mattson nga Mineapolis, Minnesota, vendosi për të përfituar nga dëbora e shumtë që ka rënë në disa zona, duke marrë përsipër ndërtimin e një lepuri gjigant. “Ne kemi pasur gjithë atë dëborë të mirë, ishte mundësi e mirë për të ndërtuar një lepur të tillë”, tha Mattson. Mattson gjithashtu tha për mediat lokale se moti i ngrohtë do e shkrijë lepurin shpejt, por ai tha se ishte i lumtur që krijimi solli kënaqësi për fqinjët e tij.