Leposaviq: Nuk i bindet zyrtarëve policorë dhe godet veturën e tyre, arrestohet i dyshuari NULL NULL 15.02.2024 08:57 15.02.2024 08:57 Foto ilustruese Është arrestuar një burrë në Leposaviq i cili dyshohet se nuk iu është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë që po merreshin me një aksident trafiku dhe me veturën e tij ka goditur veturën zyrtare të policisë, ku edhe ka shkaktuar dëme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti nuk ju kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë që po merreshin me një aksident trafiku dhe me veturën e tij kishte goditur veturën zyrtare të policisë duke i shkaktuar dëme materiale. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.