Leposaviq: Një burrë sulmohet nga ish-burri i gruas dhe nga djali i saj, i marrin edhe para NULL NULL 25.06.2023 09:54 25.06.2023 09:54 Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës, se është sulmuar nga ish-burri i gruas së tij dhe djali i saj në Soçanicë të Leposaviqit. Viktima gjithashtu ka deklaruar se gjatë incidentit nga të dyshuarit i janë marrë para, transmeton Klankosova.tv. Tutje, në raportin policor thuhet se viktima është dërguar për trajtim mjekëso, teksa rasti është duke u hetuar.