Leposaviq: Dyshohet se ushtroi dhunë psikike ndaj motrës nën ndikimin e alkoolit, arrestohet NULL NULL 05.10.2024 10:11 05.10.2024 10:11 Foto ilustruese. Policia e Kosovës. Një person në Leposaviq ia pa sherrin alkoolit. Ai u arrestua mbrëmë nën dyshimin se nën ndikimin e alkoolit ka ushtuar dhunë psikike ndaj motrës së tij. “Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia. Rasti është cilësuar “Dhunë në familje”. Nën ndikimin e alkoolit po dyshohet se e sulmoi fizikisht dhe e ofendoi gruan e tij, edhe një person në Pejë. Ai u arrestua mbrëmë, dhe u dërgua në mbajtje.