Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Leposaviq: Arrestohet shtetasja serbe, mblodhi një mijë euro duke mashtruar

NULL NULL
23.12.2023 09:50
arrestim
Foto ilustruese, arrestim

Është arrestuar një grua, shtetase serbe, në Leposaviq, e cila dyshohet se ka mashtruar një person dhe ka mbledhur një shumë parash prej një mijë eurosh.

“Më 22.12.2023 është arrestuar e dyshuara femër Serbe shtetase e Serbisë nën dyshimin se e njëjta duke mashtruar ka mbledhur një shumë parash prej 1000€ në emër të djalit të  dëmtuarës me nevoja të veçanta pa dëshirën- pëlqimin saj-viktimës”, njofton raporti i policisë, përcjell Klankosova.tv.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

lajme të ngjashme