Leonardo DiCaprio, në shoqëri me ish të dashuren e Ronaldos, Irina Shayk NULL NULL nga Endrit Zogaj 18.04.2023 13:38 nga Endrit Zogaj 18.04.2023 13:38 Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë nisur sezonin e festivalit dhe vetëm pak ditë më parë filloi shfaqja më e famshme në vend. Festivali i mbajtur në Kaliforni ka pasur disa nga artistët më të njohur në skenat e tij, si Rosalía, Bad Bunny e Post Malone. Por të famshmit jo vetëm që po japin një shfaqje, ata mund t’i gjejmë edhe si spektatorë të shfaqjeve . Një nga personazhet e famshëm që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pjesëmarrja e Leonardo DiCaprios. Aktori i Holliwoodit u pa në shoqëri me ish të dashuren e Cristiano Ronaldos, Irina Shayk. Në media raportohet se nuk ka diçka mes tyre përveç miqësisë. Modelja ruse kishte një marrëdhenie me aktorin Bradley Cooper, me të cilin u nda në vitin 2019 pas xhirimeve të filmit “A star is born”. Ndërsa, në lidhje me Cristiano Ronaldon, Shayk ishte nga viti 2010 e deri në janar 2015.