Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Leonardo DiCaprio ndahet nga e dashura pas 4 vjetësh

NULL NULL
31.08.2022 14:22

Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone janë ndarë.

Aktori 47 vjeçar dhe modelja 25 vjeçare i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas katër vjetësh, raporton People, transmeton Klankosova.tv.

Çifti, i cili e mbajti lidhjen e tyre kryesisht private, ishte lidhur që kur u panë së bashku në Aspen, Col në janar të vitit 2018, dhe ata bënë debutimin e tyre zyrtar si çift në Oscars në 2020.

Herën e fundit që ata u panë së bashku ishte fundjava e katër korrikut, në Malibu, Kaliforni. Më herët këtë verë, Leo pushoi nëpër Evropë me një jaht ku u pa duke u shoqëruar me një aktor tjetër fitues të Oskarit.

Camila së fundmi është parë me pushime me nënën e saj, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme