Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Leonard Cohen në gjashtë fjali

NULL NULL
11.11.2016 12:59

Legjenda e muzikës, Leonard Cohen, ndërroi jetë të premten në moshën 82 vjeçare.

Një artist që i këndoi gjithmonë dashurisë dhe së bukurës, u shua por muzika dhe fjalët e tij do të mbesin gjithmonë.

1.Poezia është prova e jetës. Nëse jeta jote do të merrte flakë, poezia është hiri.

2.Ka një të çarë në çdo gjë dhe prej andej hyn drita.

3.Dashuria e vërtetë nuk lë shenjë, sikurse mjegulla nuk lë gjurmë mbi jeshillëkun e zymtë të kodrave. Kështu dhe trupi im nuk lë shenjë mbi ty dhe nuk do ta bëjë kurrë.

4.Në Perëndim nuk ekziston kultura e humbësit, vetëm lartësimi i fituesit. Por, është te humbja që manifestohet lavdia e njeriut.

5.Një grua e shikon trupin e vet me vështirësi, sikur të ishte një aleat i pabesuar në luftën për dashuri.

6.Për dashurinë nuk ka kurë, por është i vetmi ilaç për të sëmurët./botimeshqip/

lajme të ngjashme