Leo Messi vizitoi fshehurazi stadiumin e ri të Spotify Camp Nou NULL NULL 10.11.2025 17:37 10.11.2025 17:37 Lionel Messi vizitoi së fundmi stadiumin Camp Nou dhe tani është zbuluar se ai personalisht kontaktoi menaxhmentin e klubit për ta bërë këtë të mundur. Sipas COPE, vetë ylli argjentinas kërkoi leje nga stafi për qasje në Spotify Camp Nou. Klubi pranoi menjëherë dhe e mirëpriti pa hezitim, shkruan Klankosova.tv “Mbrëmë u ktheva në vendin që më mungon me shpirt. Një vend ku isha jashtëzakonisht i lumtur”, tha Messi. “Messi do të jetë gjithmonë më shumë se një mysafir i mirëpritur te Barça”, ishte mesazhi që klubi i përcolli Lionelit. Ndërkohë, presidenti i Galatasarayt, Dursun Ozbek, kohët e fundit foli për thashethemet rreth një transferimi të mundshëm që përfshin Lionel Messin. Kur u pyet për këto spekulime, ai deklaroi se klubi ka arritur në një nivel ku edhe nënshkrime të tilla mund të merren seriozisht në konsideratë. /Klankosova.tv