Lëng portokalli për mëngjes NULL NULL 03.02.2019 09:22 03.02.2019 09:22 Të gjitha lëngjet e freskëta të frutave janë jashtëzakonisht të pasura me materie bimore aq të nevojshme për organizmin, të ashtuquajtura tonutriente, të cilat na mbrojnë nga shumë sëmundje. Në këtë kuptim më i miri është lëngu i portokallit, i cili përmban rreth gjashtëdhjetë antioksidante natyrale, ndër të cilat më së shumti avonoide, qe janë përgjegjëse për shëndetin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe të imunitetit. Një gotë lëng portokalli jep 110 kalori dhe i përmbush nevojat mesatare ditore për vitaminën C. Është burim i mirë i kaliumit, folacinit dhe tiaminit (B1), ndërsa përmban edhe B6, niacin dhe magnez. Lëngu natyral i portokallit, është dëshmuar shkencërisht për ngritjen e nivelit të HDL-se, kolesterolit të mirë. Ai gjithashtu ndihmon në rregullimin e tretjes, parandalon të ashtuquajturën hipoglikemi të mëngjesit, respektivisht rënien e sheqerit në gjak, ndryshimet në disponim, dhimbjen, ankthin dhe depresionin.