Lëndohet rëndë një minator në Leposaviq NULL NULL 13.04.2024 08:56 13.04.2024 08:56 Foto ilustruese: Miniera Një person është lënduar aksidentalisht, teksa ishte duke punuar në minierë në Leposaviq. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë të Veriut, njofton Klankosova.tv. “Dëshmitari mashkull kosovar, më 12.04.2024 ka raportuar se, viktima-vëllai i tij derisa sa ishte duke punuar në minierë, është lënduar aksidentalisht. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë-Veri. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë intervistuar viktimën dhe sipas tij lëndimi është aksidental”, thuhet në raportin 24 orësh. Rasti është nën hetime.