Lëndohet një person si pasojë e një aksidenti në rrugën Milloshevë – Prishtinë NULL NULL 11.02.2025 09:28 11.02.2025 09:28 FOTO ILUSTRUESE. Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 08:00, në rrugën Milloshevë- Prishtinë. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura. “Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Klankosova.tv