Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lëndohet Altin Zeqiri në stërvitjen e fundit te Kosova

NULL NULL
04.06.2024 21:24
Edon Zhegrova gjatë stërvitjes së fundit të Kosovës kundër Norvegjisë. Foto: FFK
Edon Zhegrova gjatë stërvitjes së fundit të Kosovës kundër Norvegjisë. Foto: FFK

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme kundër Norvegjisë e cila do të zhvillohet nga ora 19:00 në stadiumin “Ullevaal” në Oslo.

Në stërvitjen e sotme, FFK-ja ka bërë të ditur se shqetësim muskulor ka pasur altin Zeqiri, i cili e ka braktisur stërvitjen para kohe.

“Në seancën e sotme si pasojë e shqetësimit muskulor, Altin Zeqiri e ka braktisur stërvitjen para kohe dhe nesër do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të parë nëse do të mund të jetë i gatshëm për lojë”, thuhet në njoftimin e FFK-së, transmeton Klankosova.tv.

Kjo është miqësorja e fundit për “Dardanët” para ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve që nisin në shtator, e ku Kosova është në grup me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë.

lajme të ngjashme