Lëndohen rëndë dy kosovarë në një aksident në Austri NULL NULL 03.10.2022 13:09 03.10.2022 13:09 aksident Dy kosovarë u aksidentuan me veturë të shtunën në Austri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Tirolit në Telfs. Lajmi u bë i ditur nga policia austriake. Në njoftim thuhet se veturën e cila u aksidentua ishin dy kosovarë një i moshës 25-vjeçare dhe tjetri i moshës 28-vjeçare. “Në lagjen Platten vetura ka rrëshqitur dhe ka dal nga rruga. Vetura u përplas me një pemë. Të lënduar rëndë. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë dy kosovarë, shoferi 25 vjeçar dhe bashkëudhëtari i tij 28 vjeçar. Vetura ishte shkatërruar thuajse tërësisht” – thuhet në njoftim.