Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lëndohen dy person në një aksident në Gllarevë të Klinës

NULL NULL
17.07.2024 16:57
Aksident trafiku, foto ilustruese
Aksident trafiku, foto ilustruese

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Gllarevë të Klinës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 13:50. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF të Klinë”, tha Rugova.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./ Klankosova.tv

lajme të ngjashme