Lëkurë dhe zemër të shëndetshme duke ngrënë pjeshkë! NULL NULL 21.09.2018 09:45 21.09.2018 09:45 Pjeshka është shumë e dobishme për lëkurën sepse e bën të butë dhe të lëmuar siç është edhe vet ky frut. Nuk nevojiten preparate të shtrenjta kozmetike që kanë si bazë pjeshkën, sepse të njëjtin efekt do ta arrini nëse hani nga një pjeshkë për ditë, njofton Klan Kosova. Lëkura e pjeshkës ka përmbajtje të madhe karotine, kurse ka gjithashtu në rend të parë pigmentin bimor ksantofil. Ky pigment i mbronë qelizat prej plakjes së parakohshme, përveç kësaj, acidi nuklein i pjeshkës ndikon që lëkura të mbetet e re dhe e lëmuar. Pasi që pjeshka pëmbanë shumë magnez, vitaminë B3, selen dhe zink, pjeshka ndikon edhe në përmirësimin e humorit, ajo ndikon gjithashtu kundër stresit dhe këshillohen që njerëzit me obligime të shumta të hanë pjeshkë sepse ajo përforcon zemrën dhe qarkullimin e gjakut.