Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Leipzig ndeshet me skuadrën që i prishi punë edhe Bayernit, ky duel hap vikendin e pasur sportiv në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 19.03.2021 11:00

Bundesliga nis më herët në platformën më të pasur sportive në vend, Artmotion.

Të premten ngrihet sipari i xhiros së 26-të të elitës së futbollit gjerman me një ndeshje që pritet të jetë super interesante.

20:30               BIELEFELD – LEIPZIG     ART SPORT 1

Bielefeldi që po lufton për t’i ikur zonës së ftohtë tabelore dhe deri më tani ka arritur t’i prishë punë edhe skuadrave të mëdha fundjavën e nis në shtëpi në një duel shumë interesant kundër Leipzigut që do synojë vetëm fitoren.

Dueli hapës i javës në Bundesligë, që luhet në “Bielefelder Alm”, transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 të premten me fillim nga ora 20:30.

Kur kanë kaluar 25 javë, Leipzig vazhdon të mbajë pozitën e dytë në tabelë dhe të jetë rivali kryesor i Bayernit në luftën për titull. Ata në 25 duele kanë grumbulluar 54 pikë.

Nga ana tjetër, vendasit e Arminias kanë nevojë për pikë për të arritur misionin me emrin “mbijetesa”. Deri në këtë moment, Bielefeld numëron 22 pikë dhe mban pozitën e 15-të në renditje.

Ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave, të luajtur në nëntor të vitit të kaluar, e fituan skuadra e Leipzigut me rezultatin 2-1.

Bielefeld, 11-shja e mundshme startuese:

Ortega – Brunner, Pieper, Nilsson, Voglsammer – Geubauer, Prietl, Maier, Okugawa – Doan, Klos

Leipzig, 11-shja e mundshme startuese:

Gulasci – Adams, Mukiele, Klostermann, Konate, Halstenberg – Sabitzer, Haidara, Nkunku, Olmo – Poulsen

 

 

lajme të ngjashme