Legjendat e “The Godfather” ribashkohen në Oscar për të festuar 50-vjetorin e filmit klasik të mafias NULL NULL 28.03.2022 17:34 28.03.2022 17:34 Ceremonia e 94-të e ndarjes së çmimeve të Akademisë në Teatrin Dolby në Hollywood, jo vetëm që nderoi më të mirët e filmit për vitin 2021, por edhe nderoi trilogjinë “The Godfather”. Në njohje të festimit të 50-vjetorit, regjisori legjendar dhe bashkë-skenaristi i filmit, Francis Ford Coppola, u ngjit në skenë me aktorin kryesor Al Pacino dhe yllin e The Godfather II, Robert De Niro. Teksa Coppola falënderonte audiencën dhe fansat që e ndiqnin nga shtëpia, ai vuri në dukje vetëm dy persona që ndihmuan në realizimin e tre filmave ikonë, njërin prej të cilëve ai pretendoi se nuk e kishte falënderuar kurrë publikisht. Sean ‘Diddy’ Combs fillimisht do të dilte në skenë dhe do të bënte më të mirën për t’i dhënë trilogjisë drejtësinë e duhur mbi ndikimin e filmit, por edhe kulturës popullore në tërësi. Dhe më pas, pas një pjese të redaktuar, të kompletuar me disa nga skenat dhe vargjet më ikonike të trilogjisë, 81-vjeçari Pacino, 82-vjeçari Coppola dhe 78-vjeçari De Niro, bënë hyrjen e tyre madhështore në skenë së bashku për transmetimin televiziv të kanalit ABC. Të tre burrat, të gjithë të veshur me kostume të zeza, u pritën me një ovacion të sinqertë, që erdhi 51 vjet më parë në ditën kur Kumbari fitoi tre çmime Oscar, nga 11 nominime, në 45-tën e çmimeve Oscar. Me De Niron në të majtën e tij dhe Pacinon në të djathtë, Coppola, i cili drejtoi dhe shkroi të tre skenarët me Mario Puzon, u shfaq mirënjohës dhe i përulur për momentin. “Mendoj se momentet si ky duhet të jenë të sinqerta dhe të shkurtra. Jam shumë mirënjohës për dy miqtë e mi të mrekullueshëm, që erdhën këtu për të më ndihmuar të festoj me ju këtë projekt që e filluam 50 vjet më parë me bashkëpunëtorët më të jashtëzakonshëm, shumë prej tyre legjenda dhe aq shumë prej tyre që nuk kam kohë t’i listoj të gjithë, por ju i njihni mirë të gjithë”. “Kështu që unë do t’i falënderoj vetëm dytë nga thellësia e zemrës sime. Njëri është një bashkëpunëtor që e kam falënderuar shumë herë dhe sa herë e shihni emrin – The Godfather -, mbi titull është emri: Mario Puzo’. Puzo, i cili u nda nga jeta në vitin 1999 në moshën 78-vjeçare, shkroi romanin The Godfather (1969), të cilin më vonë e bashkëpërshtati në trilogjinë e filmit me Coppola-n. Pas një duartrokitjeje tjetër, edhe pse shumë më të shkurtër se sa gjatë prezantimit, regjisori i mirënjohur vazhdoi duke falënderuar Robert Evansin ‘për pjesëmarrjen e tij dhe vendimet e tij në fund që e bënë të mundur’. Ai pranoi se kurrë nuk e kishte falënderuar publikisht Evansin në lidhje me projektin The Godfather. Duke e filluar karrierën e tij si aktor dhe më pas si producent, Evans ishte kreu i produksionit në kompaninë Paramount Pictures në kohën kur u realizuan The Godfather (1972) dhe The Godfather II (1974). Ishin sukseset e tij me ata dy filma ikonikë, së bashku me një sërë filmash të tjerë për kompaninë, që ndihmuan në transformimin e studios në njërën prej studiove më të suksesshme në Hollywood. Coppola e përfundoi nderimin duke e falënderuar audiencën dhe shikuesit në shtëpi, duke dhënë një shenjë respekti për Pacinon dhe De Niron dhe më pas duke ndarë mbështetjen e tij për Ukrainën, në vazhdën e pushtimit rus. “Viva Ukraine”, tha ai, fjalë që u përsëritën edhe nga dy kolegët e tij. The Godfather u shfaq premierë në Teatrin Shtetëror të Loew në Broadway në New York City më 14 mars 1972 dhe u publikua gjerësisht në Shtetet e Bashkuara më 24 mars 1972. Ai u bë filmi me fitimet më të larta të vitit 1972 dhe për njëfarë kohe ishte filmi me fitimin më të madh të realizuar ndonjëherë, duke fituar midis 246 dhe 287 milionë dollarë në arkë. Filmi mori vlerësim universal nga kritikët dhe audienca, me vlerësime për interpretimet, veçanërisht ato të Pacinos dhe Marlon Brandos, James Caanit dhe Robert Duvallit. De Niro do ta merrte rolin e një Vito Corleones më të ri në The Godfather II. Do të fitonte 11 nominime për Oscar në çmimet e 47 të Academy Awards më 1975, duke i fituar gjashtë çmime. The Godfather III (1990) do të merrte gjashtë nominime për Oscar, duke përfshirë nominimet për filmin më të mirë dhe regjisorin më të mirë. Në përgjithësi, trilogjia fitoi midis 430 dhe 517 milionë dollarë në arkat botërore dhe një vend në historinë e Hollywoodit si ndër më të mirët në kinematografi.