Legjendari Cohen ishte i “gatshëm të vdiste” NULL NULL 11.11.2016 13:15 11.11.2016 13:15 Këngëtari legjendar, Leonard Cohen, vdiq të premten në moshën 82 vjeçare – disa ditë pasi deklaroi se “Është i gatshëm të vdes”. Poeti dhe autori që u bë muzikant, kishte lindur në Kanada në vitin 1932 vdiq të premten në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, transmeton Klan Kosova. Cohen gjatë karrierës 50 vjeçare kishte lansuar 14 albume duke përfshirë edhe këngën “Hallelujah” në vitin 1984, që është kënga që është kënduar nga 300 artistë të ndryshëm në versionet e tyre. Para tre javësh ai kishte lansuar albumin e tij të fundit të titulluar “You Want It Darker”. Fansat e muzikës vitin 2016 e kanë quajtur si “të tmerrshëm” duke marrë parasysh që përveç Cohen gjatë këtij viti ka ndërruar jetë David Boëie dhe Prince. Kënga e parë që u bë hit nga Cohen, ishte So Long Marianne e vitit 1967, të cilën ia kishte kushtuar të dashurës së tij Marianne Jensen, e cila vdiq nga kanceri në gusht të këtij viti.