Legjenda e boksit Manny Pacquiao viziton “Camp Nou” (VIDEO) NULL NULL 02.07.2022 18:14 02.07.2022 18:14 Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka mirëpritur boksierin e famshëm, Emmanuel Dapidran Pacquiaon. Pacquiaon pasi fitoi nëntë tituj botërorë u pensionua në vitin 2021 për t’u përqendruar në një karrierë në politikë, transmeton Klankosova.tv. Këtë të mërkurë, FC Barcelona u nderua nga vizita e legjendës së boksit filipinas Emmanuel ‘Manny’ Dapidran Pacquiao, i cili u prit nga presidenti Joan Laporta dhe zëvendëspresidenti Rafa Yuste. Një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Pacquiao ishte në një vizitë private në Barcelonë me familjen e tij, por donte të shihte “Camp Nou” dhe të hidhte një sy përreth muzeut, dhomës së zhveshjes dhe ambienteve të tjera, gjë që e bëri në shoqërinë e Laportas. ‘Pac-Man’ është fituesi i vetëm i nëntë titujve botërorë në tetë kategori të ndryshme dhe u emërua boksier i viteve 2000 nga Këshilli Botëror i Boksit (WBC). Pasi u tërhoq përgjithmonë në vitin 2021 pas 25 vitesh në ring, ai është gjithashtu i famshëm për talentet e tij të shumta, të cilat variojnë nga kënga dhe aktrimi deri te të qenit aktualisht president i partisë politike PDP-Laban dhe duke pasur një vend në kongresin e vendit të tij nga 2010-2016 dhe tani është senator. Ai është gjithashtu i pasionuar pas basketbollit dhe ka drejtuar ekipin e Kia Motors në Filipine. 🇵🇭 @MannyPacquiao, the crowd pleaser 🥊🥊🥊 pic.twitter.com/7cxdHyh0Cm — FC Barcelona (@FCBarcelona) July 2, 2022