Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Legjenda e atletikës, Salazar, akuzohet për doping

NULL NULL
03.06.2015 19:28
Njëri nga trajnerët më të mirë në botë në atletikë, është akuzuar për përfshirje në doping sipas BBC.

Alberto Salazar është akuzuar për thyerje të rregullave në përdorim të dopingut.

Ai ka qenë i përfshirë në ekipet e rekordmenit amerikan Galen Rupp në vitin 2002 dhe të olimpistit të artë Mo Farah, edhe pse nuk është theksuar se Farah mund të ketë thyer ndonjë rregull.

Salazar njihet si legjenda e atletikës amerikane, ai ka fituar tri herë radhazi Maratonën në New York, transmeton Klan Kosova.

Ai tash është njëri nga trajnerët më të suksesshëm në botë. Filizofia trajnuese e tij është e bazuar në ushtrime intenzive duke përdorur edhe zbulimet e fundit teknologjike.

Edhe Salazar edhe Rupp kanë mohuar akuzat për të cilët janë të dyshuar.

lajme të ngjashme