Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Legjenda e atletikës Mo Farah xhiron abuzimin racist në aeroportin e Munihut (VIDEO)

NULL NULL
07.03.2018 18:43

Mo Farah, kampioni i katërfishtë olimpik në atletikë, pohon se është ngacmuar në bazë raciste në aeroportin e Munihut.

Ai po fluturonte nga Anglia në Etiopi për ta përfunduar trajnimin e fundit para maratonës së Londrës që do të mbahet muajin e kaluar.

Udhëtimi i tij ishte planifikuar përmes Gjermanisë, ku pati një konflikt me një zyrtar policor, njofton Klan Kosova.

Farah e xhiroi konfliktin në Instagram Live dhe më vonë e postoi në llogaritë e tij në Instagram dhe Twitter me titullin: “I pikëlluar të shoh ngacmim në këtë ditë dhe këtë kohë. 2018…!!!! #airport #germany”.

Ai tha se ishte shtyrë nga zyrtari policor drejt portës dalëse, duke e cilësuar si “ngacmim të pastër”, ndonëse nuk kishte dëshmi të abuzimit racor në videon 47 sekondësh.

Zëdhënësi i Farah u shpreh: “Këtë pasdite ndodhi një incident në aeroportin e Munihut derisa Mo po udhëtonte në kampin e tij trajnues në Etiopi. Mo e ka ndjerë se ky incident ishte i motivuar në baca raciste dhe se ishte i trajtuar në mënyrë jo të duhur nga stafi i sigurisë së aeroportit”.

Atleti ka ngritur padi ndaj Aeroportit të Munihut dhe Policisë Federale Gjermane.

 

 

Mo Farah – Personaliteti i vitit 2017 nga BBC

lajme të ngjashme