Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Legalizohet marihuana mjekësore në Florida, dy vjet pasi qytetarët votuan pro

NULL NULL
20.03.2019 11:30

Konsumimi i marihuanës mjekësore është legalizuar në Florida.

Të hënën, guvernatori Ron DeSantis e nënshkroi në ligj një projekt-ligj që shfuqizon ndalimin shtetëror për konsumimin e kanabisit mjekësor në të gjitha format.

Sipas ligjit të ri, pacientët me kartë mund të marrin rreth 70 gramë marihuanë çdo 35 ditë.

Përveç kësaj, pacientët nën moshën 18 vjeç janë të lejuar të tymosin marihuanë mjekësore nëse janë sëmurë terminalisht dhe nëse të paktën dy mjekë e rekomandojnë atë.

DeSantis vuri në dukje se më shumë se 70 për qind e votuesve miratuan legalizimin e marihuanës mjekësore në një amendament kushtetues të vitit 2016.

lajme të ngjashme