LeBroni humb nga ish-klubi i tij për Vit të Ri NULL NULL 01.01.2025 18:48 01.01.2025 18:48 Los Angeles Lakers ka humbur nga Cleveland Cavaliers me rezultat, 110:122 në ditën e parë të vitit 2025. Austin Reaves shkëlqeu për Verdh e Vjollcët me 35 pikë, nëntë kërcime e 10 asistime por nuk i mjaftuan për fitore. Ndërkaq, LeBron James shënoi 23 pikë ndaj klubit të vendlindjes të cilin e bëri kampion më 2016. Jarrett Allen ishte më i miri te fitimtarët, me 27 pikë të shënuara.