Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LDK me tubim masiv në Lipjan, Abdixhiku: Fitore dhe asgjë më pak se kaq

NULL NULL
03.02.2025 19:15

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, në tubimin masiv në Lipjan

“Si bartës të së djathtës si ndjekës të shqiptarit më të madh të të gjitha kohërave, Dr. Ibrahim Rugova na duhet të shtrojmë rrugën përpara, drejt një Kosove anëtare të NATO-s dhe BE-së, dhe ta kuptoni me miqësi të përhershme me Shtetet  e Bashkuara të Amerikës. Ata folën mjaft për katër vjet, tani është koha të flasim ne, të themi zëshëm, të themi qartë, do ta bëjmë Republikën siç e ka merituar përherë”, tha fillimisht Abdixhiku gjatë tubimit në Lipjan.

Tutje, duke iu drejtuar masës ai tha: “Për 30 ditë fushatë nuk ofruan asgjë, për 30 ditë fushatë nuk kanë çfarë japin si për 1500 ditë qeverisje, janë plotë helm e plot vrer. Fillon të shajë e të bërtas, fillon t’i ndjejë dridhjet e së djathtës”.

Ndërkaq,  siç premtoi Abdixhiku, Lipjani do të shndërrohet në udhëkryq energjetik nga gazi amerikan.

‘’Më lejoni të zotohem, se me linjën e re të gazit amerikan, nga Shkupi nëpër Ferizaj e Lipjan, deri në Prishtinë e Mitrovicë, qyteti i juaj do të shndërrohet në udhëkryq energjetik. Nga ky udhëkryq e kjo linjë, ju do të mund të siguroni dhe ngrohjen qendrore. Plot 120 milion euro të investuara në linjën e gazit amerikan; për të cilën linjë veçse kemi filluar komunikimin me administratën e re’’, tha Abdixhiku

lajme të ngjashme