LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pritet zyrtarizimi i bashkimit me Osmanin NULL NULL 09.05.2026 07:36 09.05.2026 07:36 Lidhja Demokratike e Kosovës mban sot nga ora 12:00 mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të dalin emrat e Vjosa Osmanit për presidente dhe të Lumir Abdixhikut për kryeministër. Ndërkohë, mbrëmë ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili përmes një postimi në Facebook iu është drejtuar anëtarësisë së partisë, duke theksuar zotimin e tij për bashkimin e të gjitha grupeve brenda subjektit. Ai ka deklaruar se synon t’i bashkojë ata që kanë qëndruar në parti, ata që janë larguar, ata që kanë heshtur dhe ata që ende besojnë në LDK. /Klankosova.tv Abdixhiku: LDK ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të saj – do t’i bashkoj të gjithë Burim Meta (s’)tregon se çka pritet të ndodhë nesër në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së