Burim Meta (s’)tregon se çka pritet të ndodhë nesër në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së NULL NULL 08.05.2026 19:04 08.05.2026 19:04 Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Meta, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, nuk e bëri të ditur se a do të rikthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, mirëpo nga e hëna, sipas tij, do të jenë në terren “shpi-në-shpi”. Ai tha se të shtunën do të merren vesh të gjitha, duke iu referuar mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nga ku pritet të dalin emrat e Vjosa Osmanit për presidente dhe të Lumir Abdixhikut për kryeministër. “Ekskluzivitetin do ta kenë të dytë, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, ndërsa nga e hëna do të jemi në terren. Ju siç e dini nesër është lajmëruar Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe nga nesër do t’i merrni vesh të gjitha. Por unë nuk e kam ekskluzivitetin që të potencoj”, ka thënë Meta. Ai poashtu tha se akuzat e bëra kohëve të fundit ndaj Vjosa Osmanit “janë sulme të padinjitetshme dhe të panevojshme”. Ndiqeni deklarimin e tij: