LDK-ja në pritje të përfundimit të procesit të numërimit të votave (VIDEO) NULL NULL 09.02.2025 21:39 09.02.2025 21:39 Lidhja Demokratike e Kosovës është duke vazhduar pritjen në përfundimin e numërimit të procesit të votimit të sotëm. Deri tani ky subjekt nuk është deklaruar për vijat e kuqe që kanë me partitë e tjera, duke thënë se do të flasin pas përfundimit të numërimit të votave. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se kanë dyfishim të votave në këto zgjedhje të 9 shkurtit, në krahasim me ato të 14 shkurtit të vitit 2021./Klankosova.tv