Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LDK-ja, më proamerikane se VV-ja (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 16.11.2022 20:31

Ditën e parë të qëndrimit në Amerikë e nisi në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Aty kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u prit nga i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar, me të cilin ndër të tjera foli edhe për situatën në veri të vendit.

Për temën e njëjtë amerikani do të bisedojë edhe me kreun e Partisë Demokratike, Memli Krasniqi që ka shkuar për vizitë në ShBA, raporton Klankosova.tv.

Opozitarët në agjendën ku kanë edhe takime tjera në administratën amerikane, prioritet e kanë të dërgojnë një porosi në Washington, pasi qeveria po refuzon kërkesën për shtyrjen e afatit për targat ilegale serbe.

Kjo, sipas njohësve të zhvillimeve politike, për të treguar se një qeveri e drejtuar nga ta, do të ishte më pro amerikane se aktualja.

Qeveritarë të ndryshëm kosovarë së fundmi shtynë vizitën e tyre në ShBA, pasi kjo e fundit u tha se për shkak të situatës kjo nuk është koha më e përshtatshme që ata të udhëtojnë, njofton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme